Prishtinë, 20 nëntor 2024 – Në vazhdën e takimeve të gjyqtarëve të degëve civile të tri instancave gjyqësore, sot është mbajtur takimi i radhës, i drejtuar nga gjyqtari Rrustem Thaqi, njëherësh udhëheqës i degës civile në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte zbatimi i mendimeve juridike dhe udhëzuesve të Gjykatës Supreme dhe shqyrtimi dhe vlerësimi i radhës në rritje të lëndëve të reja sa i përket kontratave kolektive, skemave sociale dhe çështjeve tjera.
Qëllimi i diskutimit të hapur mes pjesëmarrësve ishte unifikimi i praktikës gjyqësore duke shqyrtuar problematikat që degët civile nëpër gjykata kanë hasur gjatë trajtimit të lëndëve që rrjedhin nga kontratat kolektive.

