Prishtinë, 7 nëntor 2024 – Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim përfaqësues të kompanisë Chemonics, të cilët mbështesin projekte të ndryshme të drejtësisë në shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën.
Kryetari Rexhepi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të sistemit të drejtësisë nga vendet mike, me theks mbështetjen e Qeverisë Amerikane. Ai i njoftoi përfaqësuesit e kësaj kompanie me funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë, me theks në rolin dhe funksionin e Gjykatës Supreme.
Të pranishmit shtruan pyetje të ndryshme rreth rolit të Gjykatës Supreme në unifikimin e praktikës gjyqësore, rritjes së besimit të publikut në gjyqësor, përfaqësimit të grave në sistemin e drejtësisë në vend etj..
Kompania Chemonics mbështetë projekte të ndryshme të drejtësisë në shtete të ndryshme si: Kolumbi, Meksikë, Sri-Lankë, Ukrainë dhe Republikë Domenikane.