Prishtinë, 1 nëntor 2024 – Gjyqtarët Lumni Sallauka, Franciska Zhitija Ymeri dhe Delushe Halimi, kanë nisur sot punën në Gjykatën Supreme të Kosovës, dy të parët në degën civile, ndërsa e fundit në degën administrative.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, i priti në takim gjyqtarët e rinj, të cilëve iu uroi mirëseardhje duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të unifikimit të praktikës gjyqësore dhe forcimit të rolit të instancës më të lartë gjyqësore.
Mandati i ri i gjyqtarëve u konfirmua muajin e kaluar në takimin e 9 tetorit të Këshillit Gjyqësor, ku u miratua raporti i Panelit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Aktualisht Gjykata Supreme ka 17 gjyqtarë, përfshirë kryetarin dhe kryesuesin e KGjK-së.