Mali i Zi, 17 shtator 2024 – Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi dhe gjyqtarë të degës penale të kësaj gjykate po marrin pjesë në punëtorinë dy ditore të organizuar nga Akademia e Drejtësisë së Kosovës dhe Qendra e Trajnimit Gjyqësor të Malit të Zi, e mbështetur nga projekti WBROL-i, e cila po mbahet në Mal të Zi.
Gjatë kësaj punëtorie që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve në sistemet gjyqësore rajonale, do të diskutohen tema me interes të përbashkët që përfshijnë rolin e gjyqtarit; etikën për gjyqtarë duke pasur parasysh standardet ndërkombëtare; sfidat e përgjithshme si ngarkesa me lëndë, burimet, teknologjitë e reja, presionet nga jashtë etj..
Në këtë punëtori, gjyqtari i Gjykatës Supreme Agim Maliqi do të prezantoi lidhur me temën “Hetimet financiare dhe pastrimi parave”, ndërkaq dita e dytë do të ketë në fokus temat lidhur me dëshmitë e koduara, menaxhimin e gjykimit dhe krimin e organizuar.
Pjesëmarrës nga Kosova në këtë punëtori janë edhe kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Albina Shabani – Rama, kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Nikollë Komani si dhe dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit të Kosovës.