Prishtinë, 18 korrik 2024 – Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, Komisioni Këshillëdhënës për Politikë Ndëshkimore ka mbajtur takimin e radhës me qëllim të analizimit dhe finalizimit të revidimit të kapitujve të caktuar të Udhëzuesit të Përgjithshëm për Politikë Ndëshkimore.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit kanë dhënë kontributin e tyre në analizë dhe finalizim të Kapitullit XVII: Veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut; analizë dhe finalizim të Kapitullit XIX: Veprat penale kundër të drejtave në marrëdhëniet e punës; analizë dhe finalizim të Kapitullit XXII Veprat penale kundër shëndetit publik; analizë dhe finalizim i Kapitullit XXV Veprat penale kundër ekonomisë; analizë dhe finalizim i Kapitullit XXVI Veprat penale kundër pasurisë;
Takimi dy ditor, do të vazhdojë dhe gjatë ditës së premte, ku do të analizohen dhe finalizohen; Kapitulli XXVIII Veprat penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë; Kapitullit XXXII Veprat penale kundër rendit publik dhe Kapitulli XXIV/ Krimet kibernetike.
Puna e Komisionit për Politikë Ndëshkimore, përfshirë revidimin e Udhëzuesit të Përgjithshëm për Politikë Ndëshkimore, mbështetet nga Zyra e OPDAT/Ambasada Amerikane në Prishtinë.

