Podgoricë, 18, 19 dhjetor 2023 –Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, kryesuesja e Komisionit për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve, Teuta Ibrahimi, gjyqtarë dhe anëtarë të këtij Komisioni, me mbështetjen e Akademisë së Drejtësisë dhe projektit WBROLI, morën pjesë në trajnimin dyditor në Podgoricë, me ekspertin Jonathan Caroll.
Me trajnerin Jonathan Caroll, i angazhuar nga projekti WBROLI, pjesëmarrësit në trajnim pritet të rrisin efikasitetin në vlerësim, të kuptojnë statistikat cilësore dhe sasiore, metodat e poentimit, anketimit, vëzhgimit, monitorimit dhe raportimit.
Vlerësimi i performancës së gjyqtarëve, nga krerët e gjyqësorit është cilësuar si një prej proceseve më të rëndësishme në kuadër të reformës në drejtësi.