Podgoricë, 18 dhjetor 2023 – Një delegacion nga sistemi i drejtësisë, i kryesuar nga kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj është takuar sot me një delegacion të Gjykatës Supreme të Malit të Zi, të kryesuar nga u.d. kryetarja e kësaj gjykate, Vesna Vučković.
Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mes të institucioneve të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor, me theks në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.
Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme, Agim Maliqi, Milena Gjeriq dhe Rrustem Thaqi.
Kjo vizitë u realizua me mbështetjen e projektit WBROLI.