Prishtinë, 15 nëntor 2023 – Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, anëtarët e Komisionit Këshillëdhënës për Politikë Ndëshkimore dhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme po marrin pjesë në punëtorinë dy ditore e cila ka në fokus revidimin e Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore.
Pjesë e punëtorisë janë edhe këshilltarët ligjor nga Ambasada Amerikane, John C. Hanley dhe Benina Kusari, të cilët në vazhdimësi kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përpilimin e udhëzuesve të Gjykatës Supreme.
Diskutimi dy ditor pritet të definojë qasjen përfundimtare që do të merr Udhëzuesi për Politikë Ndëshkimore, pas ndryshimeve specifike të cilat pritet të ndikojnë në zbatimin më të madh të këtij udhëzuesi në praktikë.