Sarajevë, 10 nëntor 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) Albert Zogaj po marrin pjesë në Forumin e Dhjetë Vjetor Rajonal, të Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore, organizuar nga Qendra AIRE dhe Civil Right Defenders, i cili po mbahet në Sarajevë.
Këtë vit, tema e forumit është “Balancimi i mbrojtjes së të dhënave me drejtësinë transparente: Korniza ligjore evropiane”, dhe diskutimet janë fokusuar në nenin 8 të Konventës Evropiane të të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare, në kontekstin e proceseve gjyqësore, duke marrë në konsideratë masat mbrojtëse sipas nenit 6, të drejtën për një proces te rregullt gjyqësor.
Forumi Rajonal i Shtetit të së Drejtës është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, avokatët, praktikuesit e ligjit, dhe organizatat jo qeveritare në Ballkanin Perëndimor.
Forumi synon të promovojë zbatimin në nivel kombëtar të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), të inkurajojë bashkëpunimin rajonal, si dhe të ofrojë ndihmë në procesin e Integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.