Prishtinë, 19 tetor 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim përfaqësuesin e United Nations Developement Programme (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros, me të cilin kanë diskutuar lidhur me mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.
Kryetari Rexhepi vlerësoi lart mbështetjen e deritanishme që UNDP ka ofruar për Gjykatën Supreme, derisa përfaqësuesi i UNDP-së, Queiros shprehu gatishmërinë për realizim të projekteve të reja që në fokus kanë luftimin e korrupsionit në Kosovë.