Prishtinë, 09 tetor 2023 – Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi është mbajtur Seanca e Përgjithshme e të gjithë gjyqtarëve të gjykatës, përfshirë gjyqtarët e Dhomës së Posaçme.
Gjatë kësaj Seance, u miratuan tri Mendime Juridike:
• Mendimi Juridik për zbatimin e kontratës kolektive sektoriale lidhur me kërkesat e pagës së 13-të në sektorin e shëndetësisë
• Mendimi Juridik për shpërblimin e shujtës ditore, pagës së 13-të, shtesat në pagë për kualifikim shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës si dhe
• Mendimi juridik lidhur me kërkesat e mësimdhënësve për kompensim mbi bazën e kualifikimit (licencimit), për kompensim sipas inflacionit dhe periudha kohore në të cilën zbatohet Kontrata Kolektive e Arsimit në Kosovë.
Mendimet Juridike të miratuara do të publikohen në uebfaqen e Gjykatës Supreme.