Prishtinë, 26 shtator 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatës jo-qeveritare Rule of Law Advisory Group – ROLAG, me të cilët ka diskutuar lidhur me thellimin e bashkëpunimit, me fokus në politikën ndëshkimore.
Kryetari Rexhepi theksoi nevojën e zhvillimit të hulumtimeve dhe analizave përmbajtësore që tregojnë qartë zbatimin e udhëzuesve të Gjykatës Supreme duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Rolag, në kuadër të implementimit të projektit të UNDP-së.
Në anën tjetër, drejtoresha ekzekutive e organizatës Rolag, Flakrina Osmani, e njoftoi kreun e Supremes me aktivitetet e zhvilluara në mbështetje të gjyqësorit dhe planet për të përmbushur objektivat e Rolag.
Gjykata Supreme, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, politikën ndëshkimore e ka vendosur si një ndër prioritetet kryesore.