Prishtinë, 22 shtator 2023 – Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit S.B. nga G.M., Republika e S., për shkak të veprës penale krime lufte kundër popullatës civile, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të dënuarit S.B. dhe mbrojtësit të tij, të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë PS.nr.49/2021 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës APS.nr.49/2022.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor S.B., për shkak të veprës penale krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 të LP të RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht e ndëshkueshme sipas veprës penale krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 par.1 shkronja a/b dhe c) të përbashkët për Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949 dhe nenit 4.2 shkronja c) dhe e të Protokolit II, aktualisht i ndëshkueshëm edhe nga neni 146 të KPRK, dhe i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim nga data 22.12.2020 e tutje.
Në procedurën ankimore Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e palëve, ndërsa aktgjykimin e shkallës së parë e ka vërtetuar.
Kolegji i Gjykatës Supreme ka konstatuar se ndaj të dënuarit nuk është shkelur ligji penal në dëm të tij dhe se aktgjykimet e shkallëve më të ulëta nuk janë të përfshira me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.
Për më tepër, aktgjykimi PML.nr. 214/2023 gjendet i publikuar:
https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP_PML_2020-183132_SQ.pdf