Mitrovicë, 13 shtator 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku janë pritur nga nënkryetari i kësaj gjykate, Bekim Veliqi.
Gjatë këtij takimi, është diskutuar lidhur me mbarëvajtjen dhe organizimin e punëve si dhe sfidat me të cilat janë duke u përballur në këtë gjykatë.
Gjithashtu, është diskutuar për zbatimin e projektit për renovimin e objektit të Gjykatës Themelore në pjesën jugore të Mitrovicës.
Kryetari Rexhepi dhe Kryesuesi Zogaj, theksuan mbështetjen e plotë për Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe degët e saj, me qëllim të rritjes së efikasitetit në punën e sistemit gjyqësor.