Prishtinë, 06 shtator 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim drejtoreshën ekzekutive të Institutit CEELI, Quinn O’Keefe, me të cilën ka diskutuar lidhur me organizimin e Konferencës vjetore të Kryetarëve të gjykatave supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila pritet të organizohet nga Gjykata Supreme e Kosovës, në qershor të vitit të ardhshëm.
Kjo konferencë pritet të mbledh rreth vetes krerët e sistemit të drejtësisë nga rreth njëzet vende të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, të cilët do të diskutojnë çështje me rëndësi për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit, sundimin e ligjit dhe çështje tjera me interes për të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Kryetari Rexhepi vlerësoi rëndësinë që do ta ketë për Kosovën mbajtja e një konference të tillë, derisa O’Keefe, shprehu gatishmërinë që Instituti CEELI të mbështes Gjykatën Supreme në organizimin e kësaj ngjarjeje.