Prishtinë, 10 korrik 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim u.d. gjyqtarin mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Sahit Sylejmanin, me të cilin diskutuan planet dhe prioritetet e Dhomës në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e fundit, të datës 6 korrik 2023, miratoi propozimin e kryetarit Rexhepi, dhe caktoi gjyqtarin Sylejmani – ushtrues detyre të gjyqtarit mbikëqyrës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit mbikëqyrës Ilmi Bajrami.