Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e G.S., i dënuar për krime lufte

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e G.S., i dënuar për krime lufte

Prishtinë, 27 prill 2023 – Kolegji i Gjykatës Supreme i ka refuzuar si të pabazuara, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të dënuarit për krime lufte G.S., dhe të Prokurorit të Shtetit, të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të dënuarit G.S. nga fshati S., komuna e L., me vendbanim në M., Republika e S., për shkak të veprës penale krimet e luftës kundër popullatës civile, nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, duke vendosur sipas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, ushtruar nga mbrojtësi i të dënuarit dhe kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë ushtruar nga Prokurori i Shtetit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special APS.nr.28/2022 datë 27.09.2022, në seancën e kolegjit të mbajtur më 16 shkurt 2023, i refuzoi si të pabazuara këto kërkesa.

Për më tepër, aktgjykimi Pml.nr.26/2023 është i publikuar në webfaqen e Gjykatës.