Lirohen nga akuza të dënuarit për keqpërdorim detyre

Lirohen nga akuza të dënuarit për keqpërdorim detyre

Prishtinë, 28 mars 2023 – Gjykata Supreme i ka liruar nga akuza të dënuarit S.M., Z.S., S.S. N.P. dhe E.A., të akuzuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve S.M., në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Kllokotit, për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, Z.S., S.S. dhe N.P., në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranimin e inventarit të Komunës së Kllokotit, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar, dhe të dënuarit E.A., në cilësinë e pronarit të firmës N.T.P. “M.”, për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ka aprovuar si të bazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësve të tyre, të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan PKR.nr.174/2019 dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit PAKR.nr.116/2021.

Për më tepër, Aktgjykimi Pml.nr.449/2022, është i publikuar në uebfaqe.