Prishtinë, 15 shkurt 2023 – Komisioni Konsultativ për Politikë Ndëshkimore, ka mbajtur takimin e radhës, ku është diskutuar lidhur me procesin e revidimit të Udhëzuesit të Përgjithshëm për Politikë Ndëshkimore, pas ndryshimeve të bëra konform Kodit të Ri Penal dhe atij të Procedurës Penale.
U.D. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj, shprehu gatishmërinë për të kontribuar tutje në këtë proces, në mënyrë që Udhëzuesi i reviduar të jetë në shërbim të gjyqtarëve, derisa John Hanley, këshilltar ligjor rezident nga Ambasada Amerikane, ritheksoi mbështetjen e tyre për Komisionin.
Udhëzuesi i Përgjithshëm për Politikë Ndëshkimore është promovuar në mars të vitit 2018, pas aprovimit me datë 15 shkurt 2018, pikërisht pesë vite më parë, në Seancën e Përgjithshme të Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, derisa aktualisht është në finalizim revidimi i parë i tij.
Udhëzuesi ka për qëllim të qartësoi dispozitat e Kodit Penal rreth matjes së dënimit dhe njëkohësisht të unifikoi politikën ndëshkimore në Kosovë.