Prishtinë, 16 janar 2023 – Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale të pandehurit R.B., nga fshati B., komuna e M., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës APS.nr.20/2022.
Gjykata Themelore në Prishtinë, R.B., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, e ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumë prej 5,000.00 € (pesëmijë) euro,
Gjykata e Apelit e ka aprovuar si të bazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit R.B., duke e liruar të pandehurin nga akuza.
Kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, Prokurori i Shtetit, ka paraqitur në Gjykatë Supreme, kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, duke i propozuar Gjykatës Supreme që të konstatoi se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit është marrë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe shkelje të ligjit penal.
Gjykata Supreme, e refuzoi kërkesën për mbrojtjen të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, si të pabazuar.
Për me tepër, aktgjykimi Pml.nr. 388/2022, është i publikuar në uebfaqe.