Prishtinë, 07 nëntor 2022 – Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, është mbajtur Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme, ku kanë marrë pjesë gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe ata të Dhomës së Posaçme të kësaj gjykate.
Unanimisht, janë aprovuar;
- Mendimi Juridik lidhur me shlyerjen grupore (shlyerjen në bllok) nga evidenca penale të të gjitha dënimeve që janë shqiptuar nga gjykatat në Kosovë që nga viti 1999 e tutje,
- Qëndrimi Parimor lidhur me kontestet e punës dhe
- Udhëzuesi lidhur me rastet e shkeljes së rregullave të trafikut publik apo transportit rrugor.
Po ashtu, gjyqtarët kanë diskutuar lidhur me Raportin e Punës së Gjykatës Supreme për tremujorin e III-të, si dhe Raportin e Punës së Dhomës së Posaçme, për të njëjtën periudhë.