Prishtinë, 12 prill 2022 – Është mbajtur takimi i Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore, gjatë të cilit kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh kryesues i këtij komisioni, Enver Peci, anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, diskutuan për revidimin e Udhëzuesit të përgjithshëm të Gjykatës Supreme, për Politikë Ndëshkimore.
Komisioni potencoi nevojën që krahas revidimit të bëhet planifikimi i konsultimeve me gjyqtarë nëpër regjione, në mënyrë që këto tryeza të shërbejnë për mbledhjen e inputeve dhe për të adresuar shqetësimet praktike. Komisioni ka theksuar edhe çështjen e përfshirjes së dënimeve të reja në tabelë të udhëzuesit, të cilat janë shqiptuar sipas Kodit te Ri Penal dhe pika tjera me rëndësi për përfshirje në revidim.
Revidimi i Udhëzuesit dhe puna e Komisioni Konsultativ për Politikë Ndëshkimore do të mbështetet edhe këtë vit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.