Prishtinë, 28 mars 2022 – Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të pandehurve G.G dhe B.Th. të dy nga P., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje, marrja e ryshfetit dhe të pandehurit M.K. nga P., për shkak të veprës penale frikësim gjatë procedurës penale, aprovoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të ushtruar nga Prokurori i Shtetit të Kosovës, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, dhe konstatoi se me aktgjykimet e instancave më të ulëta janë shkelur dispozitat e procedurës penale nga neni 384 par.1 nënpar.1.12 të KPPK, dhe Ligjit Penal në dobi të të pandehurve G.G dhe B.Th..
Gjykata Supreme me aktgjykimin PML nr. 36/2022 ka konstatuar shkeljen nga ana e të dy gjykatave, mirëpo nuk ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që aktgjykimet të anulohen dhe çështja të kthehet në rivendosje në gjykatën e shkallës së parë, meqenëse konform nenit 438 par.1 nënpar.1.3 dhe par.2 të KPPK, Gjykata Supreme kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit, kur kjo është bërë në dobi të të pandehurit.
Aktgjykimi PML nr.36/2022 është i publikuar.