Në Gjykatën Supreme, gjatë vitit 2021 janë pranuar 1.586 lëndë. Janë kryer 1.572, derisa të pakryera rezultojnë edhe 406 lëndë. Nga viti 2020 kanë qenë të trashëguara 392 lëndë.
Seancat e përgjithshme
Gjatë vitit 2021, në seancat e përgjithshme të Gjykatës Supreme, janë miratuar pesë udhëzues:
- Udhëzuesi nr. 140/2021, lidhur me kompetencën e Departamentit për Çështje Administrative që lidhet me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës
- Udhëzuesi nr. 47/2021, lidhur me organin kompetent per shqiptimin e masave ndeshkimore, sipas Ligjit 07/L-006
- Udhëzues i veçantë: Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare
- Udhëzuesi nr. 35/2021 lidhur me gjobat për kundervajtje dhe
- Udhëzuesi nr. 36/2021 lidhur me kompetenëen e organit permbarimor
Statistikat
Në Gjykatën Supreme, gjatë vitit 2021 kemi pranuar 1.586 lëndë. Janë kryer 1.572, derisa të pakryera rezultojnë edhe 406 lëndë. Nga viti 2020 kanë qenë të trashëguara 392 lëndë.
Nga numri total i lëndëve në punë, e kalkuluar në përqindje del se janë kryer 79.5 për qind të lëndëve ndërkaq të pakryera rezultojnë 20.5 për qind.
Ndërkaq, efikasiteti i kalkuluar me numrin e lëndëve të pranuara gjatë vitit dhe atyre të zgjidhura del të jetë 99.11 për qind, gjë që tregon për një punë dhe përkushtim të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës.
Në Dhomën e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjatë vitit 2021 janë kryer 3.343 lëndë. Megjithatë, të pakryera rezultojnë edhe 15.665. Prej tyre 1.644 janë pranuar gjatë vitit 2021, ndërkaq të trashëguara nga viti 2020 kanë qenë 17.364.
Vendimet disiplinore
Gjatë vitit 2021, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent, bazuar në Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ka pranuar dhe shqyrtuar 16 ankesa disiplinore, te cilat mund te ushtrohen ndaj kryetarëve të gjykatave themelore dhe asaj të Apelit, si dhe ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Supreme.
Dy (2) kërkesa janë iniciuar ex-officio në KGJK, për ndërmarrjen e veprimeve lidhur me përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe një (1) është adresuar në KGjK, pas ankesës, derisa të tjerat janë refuzuar, në mungese të një baze të arsyeshme për shkelje disiplinore, të parapara me Ligjin në fjalë.
Qasja ne dokumente publike
Gjykata Supreme, gjatë vitit 2021, ka pranuar 47 kërkesa për qasje në dokumente publike, duke krijuar qasje, sipas kërkesës në 44 prej tyre.
Publikimi i vendimeve
Gjykata Supreme e ka përmbyllur vitin 2021 me 2.195 vendime të publikuara në faqen e saj zyrtare.
Për më tepër, lexoni Raportin Vjetor të Gjykatës Supreme (2021), i cili është i publikuar tek moduli Publikimet-Raporti i Punës.