Prishtinë, 29 tetor 2021 – Kolegji i Gjykatës Supreme ka vendosur lidhur me dy ankesat e pranuara ndaj vendimeve të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që kanë të bëjnë me parregullsitë në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor 2021.
Lëndët e regjistruara në Gjykatën Supreme sipas ankesës të kandidatit të pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, me numër AA.nr.56/2021, dhe sipas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër AA.nr.57/2021, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.693-2/2021 të datës 27.10.2021, janë bashkuar në një lëndë me numrin AA.nr.56/2021.
Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e kandidatit të pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, dhe ankesën e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.693-2/2021, të datës 27.10.2021.