Kryetari i Gjykatës Supreme kërkon nga kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës të adresojë përgjegjësinë disiplinore lidhur me aktgjykimin PKR.nr.141/15

Kryetari i Gjykatës Supreme kërkon nga kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës të adresojë përgjegjësinë disiplinore lidhur me aktgjykimin PKR.nr.141/15

Prishtinë, 27 tetor 2021 – Lidhur me rastin e publikuar nëpër portalet e ndryshme të lajmeve për dënimin e të akuzuarit për veprën penale Dhunimi, e që pretendohet se ka pas shkelje ligjore, Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, bazuar në kompetencat që ia jep Ligji Nr. 06/L-057 Për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Armend Berisha që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore si kryetar për të adresuar përgjegjësinë disiplinore lidhur me këtë rast.

Kryetari i Gjykatës Supreme zotohet se çdo  rast i dyshimtë, pa përjashtim, nga bartësit e funksioneve gjyqësore, do te trajtohet ne mënyre efikase dhe te drejtë.