Prishtinë, 24 shtator 2021 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka ndarë certifikata mirënjohjeje për ekspertët ligjor të Ambasadës Amerikane, Constantine Soupios dhe Benina Kusari, për kontributin e tyre të veçantë dhe të vazhdueshëm, në hartimin e Udhëzuesve të Gjykatës Supreme, për Politikën Ndëshkimore në Kosovë.
Me këtë rast, kryetari Peci, priti në takim edhe dy përfaqësues të Ambasadës Amerikane, John Hanley dhe Michelle Lakomy, me të cilët diskutoi rreth sfidave dhe progresit në politikën ndëshkimore, gjatë të cilave ekspertët e nderuar me mirënjohje, ishin përkrahësit më të mëdhenj.
Ndaj, për të nderuar punën dhe profesionalizmin e tyre, kreu i Supremes, ndau certifikata mirënjohjeje, si një shenjë respekti dhe falënderimi ndaj tyre.