Refuzohet e pabazuar Kërkesa për Mbrojtje të Ligjshmërisë e të dënuarës S.Z.

Refuzohet e pabazuar Kërkesa për Mbrojtje të Ligjshmërisë e të dënuarës S.Z.

Prishtinë, 20 maj 2021 – Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtëses së të dënuarës S.Z. – S., e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda PKR.nr.37/2019 datë 17 dhjetor 2019 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.133/2020 datë 3.07.2020, për veprën penale të vrasjes së rëndë.

E akuzuara S.Z.-S. është shpall fajtore për veprën penale vrasje e rëndë, për të cilën është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) viteve, në të cilin i është llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim prej 5.10.2018 e tutje.