Prishtinë, 13 prill 2021 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci bashkë me gjyqtarët e degës civile, Shukri Sylejmani dhe Albert Zogaj, kanë pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, i shoqëruar nga Suzana Gashi, drejtoreshë e Departamentit për Çështje Juridike dhe Burim Tahiri, këshilltar i lartë për Çështje Juridike.
Fokusi i diskutimit mes bashkëbiseduesve ishin kompetencat e Inspektoratit të Punës, që rrjedhin nga Ligji i Punës dhe ankesa e përmbaruesve privat, e ngritur ndaj dy udhëzuesve të miratuar nga Gjykata Supreme, që ndërlidhen me përmbarimin.
Kryetari Peci dhe gjyqtarët Sylejmani e Zogaj kanë dhënë sqarimet e duhura lidhur me domosdoshmërinë e nxjerrjes së Udhëzuesit nr. 36/2021 lidhur me kompetencën e organit përmbarimor, dhe për çështjet tjera, të ngritura nga ana e përfaqësuesve të Institucionit të Avokatit të Popullit.