Vendim

Vendim

Vendim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19

Në përputhje me nenin 6, të Vendimit nr. 01/2021, të datës 05,04,2021, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, (Vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19) Trupi Menaxhues i Emergjencës së Gjykatës Supreme, i udhëhequr nga kryetari Enver Peci, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2021, mori këtë:

V E N D I M

  1. Seancat publike të kolegjeve do të mbahen sipas planit të përcaktuar, me prezencë të kufizuar  të publikut, në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së.
  2. Reduktohet stafi administrativ, deri në masë sa nuk pengohet mbajtja e seancave të kolegjeve, dhe aktivitetet tjera të domosdoshme të gjykatës, sipas planit të hartuar nga administratori i Gjykatës, në koordinim me kryetarin.
  3. Pezullohet aktiviteti i praktikantëve vullnetar në Gjykatë.
  4. Obligohen të gjithë gjyqtarët dhe stafi mbështetës, prania e të cilëve është e domosdoshme në gjykatë, të respektojnë në mënyrë stërkite masat mbrojtëse anti Covid, siç është bartja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe distanca fizike.
  5. Obligohen palët të respektojnë në mënyrë stërkite masat mbrojtëse anti Covid, siç është bartja e maskave në mënyrën e duhur, dezinfektimi i duarve dhe distanca fizike.
  6. Ky vendim do të zbatohet për aq sa është në fuqi vendimi nr. 1/2021, i datës 05.04.2021, i Qeverisë së Republikës së Kosovës.