Prishtinë, 10 mars 2021 – Gjyqtari Albert Zogaj nga Gjykata Supreme dhe gjyqtarja Teuta Ibrahimi nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pas votimit të 28 gjyqtarëve të pranishëm, me të drejtë vote, 16 nga Gjykata Supreme dhe 12 nga DhPGjS.
Para votimit, të gjashtë gjyqtarët, kandidatë për anëtarë të KGJK-së, patën mundësinë të prezantojnë para kolegëve, dhe Komisionit të KGJK-së, duke theksuar prioritetet dhe objektivat e tyre.
Gjyqtari Albert Zogaj mori 23 vota, ndërkaq gjyqtarja Teuta Ibrahimi 18.
Procesi për zgjedhjen e anëtareve të rinj ë KGJK-së nga Gjykata Supreme dhe DhPGjS u zhvillua pas përfundimit të mandatit pesë vjeçar të, tashmë ish-anëtarëve të KGJK-së, gjyqtarëve Muhamet Rexha e Manushe Karaçi.
Procesi i votimit dhe zgjedhja e anëtarëve të KGJK-së nga Gjykata Supreme dhe DhPGjS u mbështet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.