Prishtinë, 22 shtator 2020 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka takuar zyrtarët për informim të gjykatave në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për mundësitë e rritjes së transparencës në gjyqësor.
Kreu i Supremes ka ofruar mbështetje të plotë për realizimin e kërkesave të zyrtarëve për informim në gjykata, duke theksuar rëndësinë e pozitës që ata mbajnë karshi informimit të drejtë të mediave dhe qytetarëve, duke pasur parasysh edhe informimin e palëve në procedurë.
Gjatë takimit, zyrtarët për informim kanë diskutuar disa prej gjetjeve të Raportit të përgatitur nga USAID, “Mundësitë për përmirësimin e transparencës së gjykatave”.