Kryetari i Supremes takohet me U.D. Kryetarin e gjyqtarëve të EULEX-it

Kryetari i Supremes takohet me U.D. Kryetarin e gjyqtarëve të EULEX-it

Prishtinë 6 nëntor 2017 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, sot është takuar me ushtruesin e detyrës së Kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Witold Jakimko, me të cilin kanë diskutuar një varg çështjesh me prioritet për funksionimin e drejtë dhe efikas të instancës më të lartë gjyqësore në vend.

Kryetari i Supremes, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me gjyqtarët e EULEX-it, me ç’rast propozoi edhe mbajtjen e një takimi të përbashkët.

“Gjykata Supreme së shpejti do ta mbajë një seancë të përgjithshme dhe aty do t’i ftojmë gjyqtarët e EULEX-it”, pohoi kryetari Peci, duke shtuar se në këtë seancë do të shqyrtohen kërkesat për mendime juridike dhe qëndrime parimore dhe secili gjyqtar, qoftë vendor apo ndërkombëtar, do të mund të jap mendimin e vet”.

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/IMG_6739.JPG

Në anën tjetër, U.D. kryetari Jakimko, përmendi Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, si shembull të mirë të bashkëpunimit mes gjyqtarëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë.

Të dy bashkëbiseduesit, diskutuan edhe për problemet që po hasen në sistemin e drejtësisë, përfshirë mungesën e gjyqtarëve. Ata shtjelluan alternativat e veprimit në çështjet penale, ku si pasojë e përjashtimit të gjyqtarëve nga kolegjet, në rastet kur kanë marrë pjesë në seancat fillestare, apo në caktim paraburgimi, po paraqiten vështirësi në caktimin e kolegjeve të reja.