Gjykata Supreme e Kosovës ka mbajtur seancë këshillimi dhe votimi më datën 19 korrik 2017 në lidhje me 11 kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të gjitha të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës të datës 27 maj 2015 në rastin nr. P 58/14, dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 14 shtator 2016 në rastin nr. PAKR 456/15 nga mbrojtësit përkatës në emër të të pandehurve dhe nga dy të pandehur bashkërisht.
Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar të gjitha kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë si të pabazuara.
Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar kërkesat procedurale të mbrojtësve. Gjykata Supreme ka vërtetuar se Kodi i Procedurës Penale i Kosovës (KPP-ja) nuk parasheh ndonjë mundësi procedurale që Gjykata Supreme të mbajë seancë të hapur në praninë e palëve apo të mbajë seancë për të marrë prova të reja. Gjykata Supreme i ka refuzuar të gjitha pretendimet lidhur me përbërjen e trupit gjykues, sepse kundërshtimet nuk janë bërë sipas KPP-së.
Gjykata Supreme i ka refuzuar pretendimet përkitazi me konceptin e dëshmitarit armiqësor, duke u pajtuar me vendimet e gjykatave më të ulëta se KPP-ja nuk e njeh këtë koncept, por duke theksuar, në të njëjtën kohë, se ky koncept është në përputhje me detyrat që i janë caktuar edhe gjykatës, edhe kryetarit të trupit gjykues me KPP.
Të gjitha pretendimet e tjera janë refuzuar si të pabazuara.