GJYKATA SUPREME VENDOS PËR ANKESAT E GRUPIT DRENICA

GJYKATA SUPREME VENDOS PËR ANKESAT E GRUPIT DRENICA

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme të Kosovës me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it më 10 maj 2017 vendosi që të tri ankesat e parashtruara nga Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe Jahir Demaku ishin të pranueshme. Prandaj, në aktgjykimet e saj të datës 10 maj 2017 dhe 3 korrik 2017, Gjykata Supreme e kishte shpallur të palejueshme kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga avokati mbrojtës i Sylejman Selimit kundër të njëjtit aktgjykim të Gjykatës së Apelit, sepse aktgjykimi i lartpërmendur i Gjykatës së Apelit nuk është përfundimtar përpara se të vendoset për ankesat në shkallë të tretë (kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë lejohen vetëm kundër vendimeve përfundimtare).

Në lidhje me ankesat në shkallë të tretë, trupi gjykues e liroi Sami Lushtakun nga të gjitha pikat e akuzës; kjo ishte arsyeja që masa e paraburgimit kundër tij ishte ndërprerë disa javë më parë. Dënimi i Sylejman Selimit ishte ndryshuar sepse ai ishte liruar për pikën IX lidhur me përgjegjësinë komanduese mbi qendrën e ndalimit në Likoc. Megjithatë, dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Apelit në lidhje me pikën IV (rrahja e një personi të paidentifikuar nga rajoni i Shipolit) ishte vërtetuar përkitazi me Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun. Rrjedhimisht, Sylejman Selimit i ishte shqiptuar dënimi i ndryshuar prej 8 (tetë) vjet, ndërsa ishte vërtetuar dënimi i mëparshëm i të pandehurit Jahir Demaku prej 5 (pesë) vjet burgim.

Trupi gjykues nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që e provojnë përtej dyshimit të bazuar përgjegjësinë komanduese të Sami Lushatkut dhe Sylejman Selimit mbi qendrën e ndalimit në Likoc.