Mbahet seanca e radhës e Gjykatës Supreme

Mbahet seanca e radhës e Gjykatës Supreme

Gjyqtarët e Gjykatës Supreme, nën drejtimin e kryetarit Prof. Dr. Fejzullah Hasani, kanë mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2016, gjatë të cilës janë diskutuar një varg çështjesh me rëndësi, me theks të veçantë, propozimi i një gjyqtari për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga kjo gjykatë

Prishtinë, 18 janar 2016 – Të hënën, gjyqtarët e Gjykatës Supreme, nën drejtimin e kryetarit Prof. Dr. Fejzullah Hasani, kanë mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2016, gjatë së cilës janë diskutuar një varg çështjesh me rëndësi, me theks të veçantë, propozimi i një gjyqtari për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga kjo gjykatë.

Gjyqtarët shprehën mospajtimin e tyre që ky propozim të kushtëzohet me përfaqësim gjinor, ndërkohë që dy gjyqtaret femra që plotësonin kriteret e parapara, u shprehen të pa-interesuara për të kandiduar për këtë funksion.

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/seanca 2.JPG

Pikë tjetër e rendit të ditës, ishte edhe diskutimi për shtesën në pagë, prej 300 eurosh, që u miratua së fundmi nga Qeveria e Kosovës, për gjyqtarët e Departamentit të Krimeve të Rënda.  Si gjyqtarët, ashtu edhe kryetari Hasani, shprehën rezervat e tyre për këtë vendim, duke e cilësuar diskriminues dhe duke kërkuar korrigjim të menjëhershëm, në mënyrë që të shmangen pakënaqësitë brenda gjyqtarëve, të cilat mund të rezultojnë me pasoja në vetë efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve. Sa i përket Gjykatës Supreme, gjyqtarët kërkuan që të bëhet korrigjim i këtij vendimi, pasi në këtë gjykatë, nuk ka departament për krime të rënda, por funksionon dega penale, civile dhe ajo administrative, ndërkohë që për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve, në lëndët penale, përfshihen edhe gjyqtarët nga dega civile, gjë që dëshmohet edhe me planin vjetor të ndarjes së lëndëve. Si rrjedhim, u vendos që qeverisë dhe akterëve tjerë relevant, gjykata t’ju drejtohet me një shkresë, përmes së cilës kërkon korrigjimin e këtij lëshimi.