Të hënën, Gjykata Supreme, përkatësisht kolegji prej tre gjyqtarësh, ka vendosur që masa e paraburgimit në rastin e, tani të pandehurve, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, të ndryshohet me masën e arrestit shtëpiak
Prishtinë, 21 dhjetor 2015 – Të hënën, Gjykata Supreme, përkatësisht kolegji prej tre gjyqtarësh, ka vendosur që masa e paraburgimit në rastin e, tani të pandehurve, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, të ndryshohet me masën e arrestit shtëpiak.
Gjykata Supreme duke vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësve të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, ka aprovuar pjesërisht kërkesën dhe ka ndryshuar aktvendimin e formës së prerë, ashtu që ndaj të pandehurve ka ndërprerë masën e paraburgimit dhe u ka caktuar arrest shtëpiak. Të pandehurit Albin Kurti, masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri me datën 28.12.2015, ndërsa të pandehurës Albulena Haxhiu, masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri me datën 07.01.2016.