Kolegjiumi i Gjykatës Supreme, nën udhëheqje të kryetarit prof. dr. Fejzullah Hasani dhe në përbërje të gjyqtarëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ka mbajtur Seancën e Përgjithshme
Prishtinë, 09 korrik 2015 – Kolegjiumi i Gjykatës Supreme, nën udhëheqje të kryetarit prof. dr. Fejzullah Hasani dhe në përbërje të gjyqtarëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ka mbajtur Seancën e Përgjithshme, në të cilën, në rend dite kanë qenë:
- Dhënia e mendimit juridik kur dënimi me gjobë zëvendësohet me dënim me burgim, a aplikohen dispozitat për shqiptimin e dënimit unik, kur dënimi me gjobë është shqiptuar së bashku me dënimin me burgim.
- Dhënia e mendimit juridik brenda cilit afat duhet të vendosë gjykata lidhur me prapësimet në procedurën përmbarimore.
- Dhënia e mendimit juridik lidhur me atë se kur aktakuza mund të ngritet pa u zhvilluar hetimet.
- Ndryshimi i qëndrimit parimor i datës 10.09.2012
- Të ndryshme.
Për të gjitha këto pika, kryetari Hasani ka paraqitur opinionet me shkrim duke dhënë edhe sqarimet e nevojshme gjatë Seancës, dhe pas një debati të gjithanshëm të gjyqtarëve vendorë dhe të atyre të EULEX-it, me shumicë votash u mor vendim për dhënien e mendimeve juridike si në opinionet e paraqitura me shkrim.