Kryetari Hasani çmon kontributin e kreut të Kushtetueses për drejtësinë

Kryetari Hasani çmon kontributin e kreut të Kushtetueses për drejtësinë

Me rastin e përfundimit të mandatit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, prof. dr. Enver Hasanit, të martën, në ceremoninë lamtumirëse, të organizuar, nën përkujdesjen e Gjykatës Supreme, kryetari prof. dr. Fejzullah Hasani ka mbajtur një fjalim lamtumirës duke çmuar lartë kontributin e kreut të Kushtetueses

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/IMG_3245_976157.JPG

Prishtinë, 16 qershor 2015 – Me rastin e përfundimit të mandatit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, prof. dr. Enver Hasanit, të martën, në ceremoninë lamtumirëse, të organizuar, nën përkujdesjen e Gjykatës Supreme, kryetari prof. dr. Fejzullah Hasani ka mbajtur një fjalim lamtumirës duke çmuar lartë kontributin e kreut të Kushtetueses. 

“Gjykata Kushtetuese, në Kosovën e pas pavarësisë, është nisur dhe themeluar si institucion i ri, të cilin, jam i bindur se prof.. Hasani e ka marrë jo pa vështirësi, por me ndjenjën e përgjegjësisë më të lartë shtetërore, e cila për një kohë të shkurtër u dëshmua për vlerat dhe profesionalizmin, karshi shumë sfidave që i kanë dal përballë, duke krijuar një themel të fortë mbi bazën e të cilave është siguruar funksionimi i këtij institucioni, për çka dëshiroj t’ju përcjell vlerësimin tim maksimal”, u shpreh kryetari Hasani.  Tutje në fjalimin e tij, prof. dr. Hasani falënderoi kryetarin e Kushtetueses për rolin e tij në krijimin e themeleve të një drejtësie kushtetuese moderne, duke vënë theksin edhe në bashkëpunimin, këmbimin e njohurive dhe përvojave me gjykatat e Kosovës, e veçanërisht me Gjykatën Supreme. 

Në këtë ceremoni, morën pjesë edhe përfaqësues të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, të Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi.