Gjykata Supreme po punon lëndë të vitit 2015

Gjykata Supreme po punon lëndë të vitit 2015

e ftesë të Odës Amerikane në Kosovë, të mërkurën, kryetari i Gjykatës Supreme, prof. dr. Fejzullah Hasani, ka marrë pjesë në konferencën “Ekonomia: Me dinamikë të shpejtë”, me ç’rast theksoi rolin e Gjykatës Supreme në funksionimin e drejtë të sistemit gjyqësor, duke bërë me dije para të pranishmëve, se kjo gjykatë është duke punuar në lëndë të vitit 2015, ndërkohë që lëndët e vitit të kaluar, janë përfunduar

 

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/IMG_2582_583324.JPG

Prishtinë, 29 prill 2015 –  Me ftesë të Odës Amerikane në Kosovë, të mërkurën, kryetari i Gjykatës Supreme, prof. dr. Fejzullah Hasani, ka marrë pjesë në konferencën “Ekonomia: Me dinamikë të shpejtë”, me ç’rast theksoi rolin e Gjykatës Supreme në funksionimin e drejtë të sistemit gjyqësor, duke bërë me dije para të pranishmëve, se kjo gjykatë është duke punuar në lëndë të vitit 2015, ndërkohë që lëndët e vitit të kaluar, janë përfunduar. 

I ndodhur në një panel me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci dhe me ministrin e Drejtësisë z. Hajredin Kuçi, kryetari Hasani, vuri theksin në çështjet që trajtohen në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe sqaroi para të pranishmëve, se është duke u punuar në drejtim të ndërtimit të një departamenti për çështje fiskale. “Jemi në fazën e profilizimit të kuadrove në këtë drejtim”. 

Kreu i Supremes sqaroi se në gjykatën që drejton, ekziston dega civile, por jo një degë e veçantë që merret me çështjet ekomomike. Ndaj, ai theksoi nevojën e trajnimeve në të tri nivelet e gjykatave, sa i përket këtij aspekti. 

Të pranishmit vlerësuan mendimet juridike të Gjykatës Supreme, të cilat kanë ndihmuar në qartësimin e shumë çështjeve diskutabile.  

 Gjatë ditës së mërkurë, kryetari Hasani ka marrë pjesë edhe në takimin e dytë të Grupit Këshillues për vlerësimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar (NIS), organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). 

Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi të gjeturat në gjashtë shtylla të hulumtuara, përfshirë sistemin e drejtësisë, legjislativin dhe shoqërinë civile.