Prishtinë, 26 shkurt 2024 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi bashkë me gjyqtarët Shukri Sylejmani dhe Rrustem Thaqi kanë takuar sot përfaqësues nga Polica e Kosovës, kolonel Izet Azizi, drejtor i Divizionit për Standarde Profesionale, kolonel Akrem Racaj, drejtor i Drejtorisë se Standardeve Profesionale dhe nënkolonel Çlirim Hajdini, shef i Sektorit për Çështje Ligjore.
Temë diskutimi e këtij takimi ishin çështjet që ndërlidhen me praktikën gjyqësore dhe unifikimin e kësaj praktike.
Kryetari Rexhepi, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Gjykatës Supreme dhe Policisë së Kosovës, në mënyrë që të rritet efikasiteti i policisë dhe sistemit të drejtësisë në zbatim të legjislacionit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e zyrtarëve policorë.