Gjyqtari Fejzullah Rexhepi propozohet për kryetar të Gjykatës Supreme

Gjyqtari Fejzullah Rexhepi propozohet për kryetar të Gjykatës Supreme

Prishtinë, 18 maj 2023 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e sotëm ka propozuar për kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës, gjyqtarin Fejzullah Rexhepi, emri i të cilit do t’i dërgohet Presidentes së vendit për dekretim.

Sipas rekomandimeve të komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, KGJK mori vendim që kryetar të Gjykatës Supreme ta propozojë gjyqtarin Fejzullah Rexhepi, I cili,pas këtij procesi, sipas nenit Neni 84, pika 15, e Kushtetues së Republikës së Kosovës, emërohet nga Presidenti i vendit.
Në këtë pozitë, ka kandiduar edhe gjyqtarja Mejreme Memaj, e cila aktualisht është ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme.