Politika ndëshkimore në fokus të takimit të U.d. Kryetares Memaj me përfaqësues të Ambasadës Amerikane

Politika ndëshkimore në fokus të takimit të U.d. Kryetares Memaj me  përfaqësues të Ambasadës Amerikane

Prishtinë, 4 prill 2023 – U.D. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, të prirë nga gjyqtari federal nga Kalifornia Veriore, Charles R. Breyer, këshilltari ligjor rezident në Ambasadën Amerikane, John C. Hanley, këshilltarja e lartë ligjore, Benina Kusari si dhe specialistja ligjore, Fitore Bajraktari.

Në fokus të këtij takimi ishin Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore të nxjerrë nga Gjykata Supreme, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane.

Gjyqtari Breyer, si nënkryetar i Komisionit për Politikë Ndëshkimore në SHBA në dy mandate, ka shprehur interesimin e tij për zbatimin e Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore në Kosovë.

U.D. kryetarja Memaj e njoftoi gjyqtarin Breyer me ecurinë e zbatimit të këtij Udhëzuesi, procesin e revidimit të tij, pas ndryshimit të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale dhe hapat që planifikohet të ndërmerren në të ardhmen me qëllimin që ky Udhëzues të shërbejë si lehtësues në punën e gjyqtarëve, por mbi të gjitha, që të shërbejë për unifikimin e politikës ndëshkimore në vend.