U.D.Kryetarja Memaj, priti në takim përfaqësues të organizatës ROLAG

U.D.Kryetarja Memaj, priti në takim përfaqësues të organizatës ROLAG

Prishtinë, 09 mars 2023 – U.d. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatës jo-qeveritare Rule of Law Advisory Group – ROLAG, të cilët janë duke mbështetur Gjykatën Supreme në politikën ndëshkimore.

U.d. Kryetarja Memaj, shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Rolag, në kuadër të implementimit të projektit të UNDP-së, derisa drejtoresha ekzekutive e organizatës, Flakrina Osmani, bëri me dije rrjedhën e implementimit të projektit deri më tani, duke renditur objektivat që planifikojnë t’i arrijnë për këtë vit.

Gjykata Supreme, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, politikën ndëshkimore e ka vendosur si një ndër prioritetet kryesore.