U.D. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj nderon me mirënjohje kryetarin e deritanishëm Enver Peci

U.D. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj nderon me mirënjohje kryetarin e deritanishëm Enver Peci

Prishtinë, 16 dhjetor 2022 – Në një ceremoni të organizuar me stafin mbështetës të gjykatës, kryetari i deritanishëm Enver Peci është përshëndetur me kolegët, për të vazhduar karrierën si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj, në emër të gjykatës, ka nderuar me mirënjohje kryetarin e deritanishëm, Enver Peci, duke çmuar lartë bashkëpunimin e ndërsjelltë.

Sot, kryetari Peci, në cilësinë e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, ka dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.