Kryetari i Supremes merr pjesë në Forumin për Barazi Gjinore për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Supremes merr pjesë në Forumin për Barazi Gjinore për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 4 prill 2022 – Me ftesë nga Qendra AIRE, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, kanë marrë pjesë në Forumin e parë të Barazisë Gjinore për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt këtë fundjavë në Mal të Zi.

Pjesë e këtij forumi ishin edhe presidenti i Gjykatës Evropiane Robert Spano, zëvendës presidentja e Gjykatës Siofra O’Leary, gjyqtarë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe gjyqtarë e ekspertë nga rajoni.

Pikat kryesore të diskutimit ishin; luftimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave përmes promovimit të barazisë gjinore dhe Konventa Evropiane për të Drejta të Njeriut (KEDNj); Barazia gjinore dhe KEDNj- ndërveprimi ndërmjet nenit 8 dhe nenit 14 të KEDNj-së; Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore dhe KEDNj-ja.

Forumi mblodhi bashkë përfaqësues të gjykatave kushtetuese dhe supreme, ombudspersonë, përfshirë edhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimanin, Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qela dhe gjyqtarë që trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe barazisë gjinore.