Komisioni për Politikë Ndëshkimore nis punën për Revidimin e Udhëzuesit të Përgjithshëm

Komisioni për Politikë Ndëshkimore nis punën për Revidimin e Udhëzuesit të Përgjithshëm

Prishtinë, 14 shtator 2021 – Anëtarët e Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore, janë mbledhur të martën për të diskutuar rreth përgatitjeve për promovimin e Udhëzuesit të veçantë “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”; për revidimin e Udhëzuesit të përgjithshëm dhe përgatitjet e nevojshme për hartimin e Raportit Vjetor të punës së Komisionit.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, njëherësh kryesues i këtij Komisioni, potencoi nevojën e familjarizimit të gjyqtarëve me Udhëzuesin e veçantë, dhe u dakordua me anëtarët për planet  e ardhshme të punës së komisionit.

Lidhur me revidimin e Udhëzuesit të përgjithshëm, me ndihmën e Ambasadës Amerikane, u finalizua anketa anonime, përmes së cilës do të merren për bazë edhe propozimet e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe shoqërisë civile në këtë proces.