Gjykata Supreme rishqyrton kërkesën e A.R., e cilëson sërish të pabazuar

Gjykata Supreme rishqyrton kërkesën e A.R., e cilëson sërish të pabazuar

Prishtinë, 09 shtator 2021 – Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit A.R., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje mashtrimi në detyrë, duke vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i tij, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e kolegjit të mbajtur më 3 gusht 2021, e refuzoi këtë kërkesë si të pabazuar.

Kjo kërkesë është ri-shqyrtuar, pasi Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin AGJ 1691/21 të datës 08.01.2021, kishte deklaruar kërkesën e parashtruesit A.R. si të pranueshme duke shpallur të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme Pml.nr.253/2019.

Gjykata Supreme pasi rishqyrtoi pretendimet e paraqitura në kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit A.R., me aktgjykimin PML nr. 254/2021, vendosi sërish që kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është e pabazuar.