Gjykata Supreme ri-konstaton shkeljen në favor të të pandehurit S.M.

Gjykata Supreme ri-konstaton shkeljen në favor të të pandehurit S.M.

Prishtinë, 6 gusht 2021 – Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të pandehurve S.M nga P., V.G. nga P., M.S. dhe A.S. që të dy nga K., për shkak të veprave penale ushtrimi i ndikimit, shtytje në ushtrimin e ndikimit dhe dhënia e ryshfetit në tentativë, duke vendosur sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit të Kosovës të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës aprovoi pjesërisht kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit të Kosovës.

Kolegji ri-konstatoi se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës janë marrë me shkelje të ligjit penal në pjesën që i përket të pandehurit S.M për veprën penale ushtrimi i ndikimit dhe të pandehurës V.G. për veprën penale shtytje në ushtrimin e ndikimit.

       Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është rishqyrtuar pas kthimit të rastit në rivendosje në Gjykatë Supreme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

I pandehuri S.M në kohën kritike ka qenë kryetar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.