Kryetarët e Supremes dhe Kushtetueses, të gatshëm për trajtimin e sfidave të përbashkë​ta

Kryetarët e Supremes dhe Kushtetueses, të gatshëm për trajtimin e sfidave të përbashkë​ta

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, ka vizituar sot kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani, të cilës i uroi suksese në pozitën e re dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Gjatë takimit, kryetari Peci dhe kryetarja Caka – Nimani, diskutuan mundësitë e tejkalimit të sfidave të përbashkëta si dhe shqyrtuan idetë për rritjen e transparencës dhe prezantimin e punës së gjykatave të rregullta dhe të asaj Kushtetuese.

Po ashtu, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese, duhet të thellojnë bashkëpunimin për të trajtuar problematikat dhe dilemat e ndryshme në funksion të vendosjes me drejtësi për rastet që shqyrtojnë. Sipas tyre, fakti që Gjykata Kushtetuese trajton, pothuajse tetëdhjetë për qind (80%) të rasteve nga gjykatat e rregullta, shtron nevojën që bashkëpunimi të intensifikohet mes gjykatave të rregullta dhe asaj Kushtetuese.

Pikë tjetër diskutimi mes dy kryetarëve ishte edhe rëndësia e mbrojtjes së pavarësisë së pushtetit gjyqësor në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në vend.